Të njëjtin gjest e kemi parë te Muri i Berlinit, ku qytetarë të ndryshëm tentonin të merrnin një copë nga muri që ndau për disa vite Gjermaninë. Por të njëjtin gjest ka bërë edhe aktori Neritan Liçaj.

I ftuar në “A-Show” në Syri TV për të folur mbi prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar, aktivisti i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, i cili bashkë me kolegë të tij protestoi për rreth 27 muaj në mbrojtje të kauzës së tyre, u paeraqit në studio me një copë të asaj godine.

“Dje kur ishte protesta jonë, i thashë policëve, dua një copë nga teatri ta kem kujtim. Ka një ndjenjë të veçantë, ndoshta ishte fat, që para se të shembej ajo godinë, ishin dy aktorë. Ndoshta morëm me vete shpirtin e aktorëve. Duke kujtuar profesor Gimin, Bujar Lakon, presor Landin. Të mëdhenjtë Naim Frashëri, Sandër Prosi…”, u shpreh aktori dhe aktivisti Neritan Liçaj.

Unë mendoj se u bë e madhe sa duhet. E kemi thënë që me ligjin Fusha në vitin 2018 që shkelte 9 ligje. Të gjithë ata që u gëzuan projektojnë të ligën që kanë brenda. Nuk është se duan Ramën, projektojnë të ligën që kanë brenda, mllefin, parealizimin që e projektojnë te Rama. Është vetë politika e tillë. Ne jemi një popull i barrikaduar, edhe media është e barrikaduar. Edhe fermeri është i barrikaduar.

Liçaj është një familje me bindje të majta?

“E majtë, nga të dyja krahët. Askush nuk më thanë çfarë po bën, më kanë mbështetur. Kjo nuk është kauzë politike, kjo është kauzë artistike, kombëtare. U prish Teatri Kombëtar. Po ta kesh zemrën e pastër dhe mendjen e kthjellët këto pickime nuk të bëjnë përshtypje”, tha aktori.

Tags:Neritan Licaj

Flash Lajme

Më të lexuarat