Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nuk e pranon që policia ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve në protestën e 17 majit për teatrin.

Nga foltorja e Kuvendit Lleshaj tha se ishin lënduar 7 policë por nuk kishte pasur asnjë informacion për protestues të lënduar.

Lleshaj tha se përgjegjësit duhen kërkuar tek ata që drejtojnë Policinë, duke filluar nga Ministri i Brendshëm, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtori i Policisë së Tiranës.

“Ajo që na bën bashkë është ligji, kushtetuta, në Kodin Penal, kundërshtimi është vepër penale, ndaj të pranojmë konsekuencat e veprimit, shkelja e ligjit që cenon fizikisht një punonjës policie që ka shkuar se është urdhëruar nga ligji mes dy palëve, nuk lejohet, nuk është e moralshme, as ligjërisht që sulmi të drejtohet nga policia.

Numrat e identitetit, punonjësit e policisë kanë qenë jo individualisht, por të strukturuar. Nëse doni përgjegjësi penale e politike kërkojeni për përgjegjësit, jam unë, drejtori i përgjithshëm i Policisë, ai i Tiranës. Çfarë ju duhen punonjësit individuale, për ti linçuar individualisht, për të intimiduar, që nesër të mos jenë më në detyrë”, deklaroi Lleshaj.

Sander Lleshaj: “Më 17 maji pati konfrontime mes protuesve dhe policisë. Kronikat regjistruan 7 policë që kanë përfunduar në spital të plagosur, me plagë të lehta, por të gjakosur. Nga kush. Nga ata që duan me plagë të nga ata që duan të na vendosin antikulturën dhe nuk kam të dhëna që pati të lënduar nga protestuesit. Pati të ndaluar, të shoqëruar në komisariat. Po pati sepse duhet të bëjmë të qartë. Nëse kemi vendosur të jetojmë së bashku ajo që na bën bashkë është ligji e kushtetuta dhe nëse në Kodin Penal thuhet që kundërshtimi dhe goditja e policisë është vepër penale duhet të jemi të gatshëm të pranojmë konseguencat e këtij veprimi. Shkelja e ligjit që cënon fizikisht një punonjës policie i urdhëruar dhe i vendosur nga ligji mes dy palëve nuk lejohet, nuk është moralshme as korrekte as ligjërisht që sulmi të drejtohet ndaj policisë së shtetit.   

Lleshaj foli dhe për tentativa për lincim dhe intimidim të punonjësve të policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat