Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot pasdite tek mbikalimi i Saukut. Të lënduarit ishin duke ecur me biçikletë në momentin kur janë goditur nga një makinë.

Ndërkohë policia ndodhet ne vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.05.2020, rreth orës 17:00, tek mbikalimi i Saukut, mjeti me drejtues shtetasin S.K ka goditur dhe dëmtuar dy çiklistët që po qarkullonin aty në afërsi, të cilët u dërguan menjeherë në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat