Është përcjellë mes lotësh për në banesën e fundit vogëlushi 5-vjeçar që gjeti vdekjen dje nga korrenti duke luajtur në parkun qendror të qytetit të Berarit. Ark-morti i vogëlushit, që mbahej nga familjarët, u varros në varrezat e Suelasit në Berat mesditën e sotme.

Në ceremoninë mortore të 5-vjeçarit ishin të shumtë familjarët e vogëlushit, ndërkohë që ka qenë e nëna, e cila nga dhimbja për humbjen e të birit, nuk pushonte nga të qarat e të bërtiturat.

5-vjeçari Aleksandër Brahimi, njihej në qytet si lypës dhe vinte nga komuniteti Rom, gjeti vdekjen mëngjesin e djeshëm në parkun e qytetit të Beratit. Ai ishte duke luajtur në tunelin me drita, kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike të disa telave të zhveshur të tunelit.

Ndërsa në lidhje me ngjarjen tragjike familjarët e viktimës akuzuan bashkinë e qytetit. Ditën e sotme pas ngjarjes së rëndë janë ndaluar nga policia Drejtori i shërbimeve në Bashkinë e Beratit dhe përgjegjësi i ndriçimit në zonat urbane, si dhe po procedohen në gjendje të lirë 4 elektriçistët e bashkisë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur në lulishten në pedonalen e qytetit Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë bënë ndalimin e shtetasve: P. I., 32 vjeç, me detyrë Drejtor i shërbimeve në Bashkinë e Beratit dhe Ll. H., 61 vjeç me detyrë përgjegjës i ndriçimit në zonat urbane, të dy banues në Berat.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, shtetasi i mitur me iniciale A. B., 4 vjeç, duke luajtur në lulishten në pedonalen e qytetit të Beratit, ka gjetur vdekjen si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Po në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit F. T., H. I., E. B. dhe M. K., të katërt me detyrë elektricist pranë Bashkisë Berat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat