Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi pas takimit me Yuri Kim në seli ka shkuar në selinë e PD bashkë me Petrit Vasilin.  Kryemadhi dhe Vasili do zhvillojnë një takim me Bashën në këtë pasdite.

 Ditën e djeshme ishte po Basha që zhvilloi takimin me Yuri Kim teksa janë biseduar kryesisht për Reformën Zgjedhore.

Sot është diskutuar gjithashtu edhe mënyra se si do të financohen fushtat elektorale. Shqiptarët do të paguajnë me taksat e tyre gjysmën e shpenzimeve për fushatat elektorale të partive politike në zgjedhjet e ardhshme.

Demokratët kanë pranuar të tërhiqen nga propozimi fillestar për të financuar ne nivelin 66 përqind nga shteti fushatat e partive dhe në grupin e punës për reformën zgjedhore, është dakordësuar financim i barabartë nga shteti dhe privati.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat