Raportohet se të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar para pak minutash në Kamëz.

Mësohet se një person me inicialet R.K. ka kërcënuar me armë duke qëlluar edhe në drejtim të policisë.

Ndërkohë policia ka rrethuar vendin dhe po punon për shoqërimin e personit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie përfshirë edhe efektivë e forcave Shqiponja të pajisur me antiplumb dhe po hetojnë mbi shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Kamezpolicia

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat