Janë shënuar edhe 20 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë ndërsa totali ka shkuar në 1184 raste nga fillimi i epidemisë. Mirela Cami Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, sqaroi se në 24 orët e fundit janë kryer 297 testime.

 15 raste janë në Tiranë, 2 raste në Krujë, 2 në Durrës, dhe 1 rast në Kamëz.

Ndërkohë janë testuar 65 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 4 raste. “Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kryesisht kontakte të rasteve të zbuluara nga hetimi i kryer, dhe disa raste të reja për të cilat po vijon hetimi epidemiologjik. Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 21 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Rreth 8% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes. Në vendin tonë janë 253 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë”, tha Cami.

COVID-19 – Statistika (3 Qershor 2020)

Testime totale 16817

Testime molekulare 15365

Testime serologjike 1452

Raste pozitive 1184

Raste të shëruara 898

Raste Aktive 253

Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon: Tiranë 172

Krujë 22

Durrës 15

Kamëz 12

Shkodër 10

Mat 9

Lushnje 6

Berat 2

Fier 2

Korçë 1

Librazhd 1

Mallakastër 1.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All