Një 27-vjeçar është qëlluar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Shkodër. Paraprakisht bëhet me dije se shtetasi Vesel Koçeku është qëlluar pas një konflikt të çastit dhe për pasojë ka mbetur i plagosur.

27-vjeçari ka marrë një plumb në këmbë dhe është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Shkodrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen, “Vasil Shanto”, në Shkodër, ndërsa policia ka bërë identifikimin e autorit dhe po punon për kapjen e tij.

Shkodër

Më datë 04.06.2020, ora 03:10, në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, tek ish-kryqëzimi i degës, pas një konflikti për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, shtetasi V. K., 27, banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në Spitalin Rajonal Shkodër.

Fale reagimit të shpejtë të forcave të Policisë është bërë identifikimi i autorit dhe po punohet për kapjen e tij. Nuk jepen të dhëna të tjera, për shkak të hetimeve.

Vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All