Ka përfunduar pak më parë  takimi i përfaqësuesve të opozitës parlamentare për Reformën Zgjedhore me ambasadoren e SHBA Yuri Kim në rezidencën e kësaj të fundit.

Në takimin i cili zgjati gati 90 minuta morën pjesë deputeti Myslim Murrizi, përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik dhe njëherësh deputetja Rudina Hajdari si dhe deputetët Nimet Musaj dhe Edmond Stojku.

Deputetët e opozitës ishin shprehur kundër kësaj marrëveshje, nëse kushtet e tyre nuk do të plotësohen.

Deputeti Murrizi ka folur pas përfundimit të takimit. Ai u shpreh për mediat se nuk do ta votojë reformën e re Zgjedhore pavarësisht këmbënguljes së ambasadores amerikane.

“I thamë nuk votojmë asnjë lloj pazari. Do të votojmë kundër Reformës në Parlament. Nuk e mora vesh se çfarë kërkoi ambasadorja, nuk i lamë hapësirë kërkesave të saj. Nuk votojmë asgjë jashtë asaj që kemi kërkuar për 15 muaj, Listat e hapura, depolitizim i administratës zgjedhore dhe votat e emigrantëve janë kërkesat tona”, ka deklaruar Murrizi.

Reforma Zgjedhore

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat