Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish rreth marrëveshjes për Reformën Zgjedhore.

Me anë të një postimi në rrjetin social twitter, Rama ka shkruar se marrëveshja nuk është humbje për Partinë Demokratike por përkundrazi.

Ndër të tjera kryeministri shkruan se marrëveshja e re konfirmon se humbja e PD-së në zgjedhjet e vitit 2017 nuk kishte lidhje me marrëveshjen e parë dhe as me integritetin e zgjedhjeve.

Rama thekson se pas djegies së kohës, mandateve, bashkive, kjo marrëveshje është një rikthim në realitet.

‘Padyshim që s’jam dakord me ata që thonë se marrëveshja e re me LB ishte një humbje për të, se gjoja hoqi dorë nga kauza dhe nuk fitoi asgjë! Jo,sepse kauza ishte imagjinare, kurse marrëveshja është konkrete – pas djegies së kohës, mandateve, bashkive është një rikthim në realitet.

Por marrëveshja e re ka edhe anën tjetër pozitive, që konfirmon se humbja e PD në 2017 s’kishte lidhje me marrëveshjen e parë dhe as me integritetin e zgjedhjeve, përderisa administrimi zgjedhor ekzistues mbeti kusht i panegociueshëm i LBPD, edhe në zhgjëndrrën pa qeveri teknike!’, ka shkruar kryeministri Rama në rrjetin social twitter.

Edi RamaReforma Zgjedhore

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat