Nga Engjëll Serjani-

KURVELESHI krahina e Laberise ende e paeksploruar. Një monument natyror me vlera të jashtëzakonshmë natyrore qe kur e viziton, nje jave te ngjan sa nje dite, nje dite sa nje ore.


Tashmë ky destinacion perben nje zbulim i rralle.
Me permiresimin e infrastruktures rrugore, eshte bere e mundur qe krahina e Kurveleshit te Siperm të vizitohet lehtësisht nga turisti vendas dhe i huaj.
Ne DITEN BOTERORE TE TOKES, nje grup vizitoresh nga Republika Çeke vizituan Lekdushin, Progonatin, Gusmarin, Rexhinin dhe Nivicen. Grupi hyri ne labirinthin e Kanionit gjigand te Lekdushit, notuan ne ujrat e kristalte te Ujvares se Peshtures, shijuan ushqime tipike labe ne Bujtinen Jaho Xhebro ne Llufe dhe nuk u mjaftoi dita e djeshme.
Ata rezevuan te drejten per tu rikthyer perseri per ta eksploruar kete vend befasues me pasurite e panjohura te natyres dhe historise.

Flash Lajme

Më të lexuarat