Mediat italiane raportojnë se një gomone u bllokua nga anije patrullimi të shpejtë të Departamentit të Operacioneve Ajrore dhe Detare të Gardës së Financave të Bari në bashkëpunim me Grupin Aeronaval të Gardës së Financave të Tarantos.

Gomonia drejtohej nga dy kontrabandistë shqiptarë dhe kishte sasi të madhe marijuane dhe hashashi, me një vlerë të vlerësuar në rreth 3 milionë euro e u bllokua në brigjet e San Cataldo në Lecce.

Sakaq, u arrestuan dy kontrabandistët nga Shqipëria, që drejtonin gomonen. Mediat e vendit fqinj raportojnë se në bord kishte rreth 3 tonë marijuanë dhe 10 kilogramë hashash dhe Guardia Di Finanza ndoqi këtë gomone në det, ndërsa mjeti ecte me një shpejtësi të madhe. Pas një ndjekje të shkurtër, gomonia u bllokua.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat