Një person ka rënë në kontakt me rrymën elektrike te vendi i quajtur “Bregu i Lumit” në Tiranë dhe ka ndërruar jetë.

Mësohet se personi ende i paidentifikuar nga policia sapo ka rënë në kontakt me korentin ka ndërruar jetë në vend.

Njoftimi i policisë:

Me datë 09.06.2020, rreth orës 14:45, në vendin e quajtur “Bregu i Lumit”, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Kronika

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat