Partia ‘Zgjidhja’, përmes kryetares së Forumit të Politikave, Anxhela Likrama, dënoi vendimin e sotëm të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, që rrëzoi për herë të dytë padinë e ngritur nga banorët e 11 fshatrave në Bashkinë e Matit për HEC-et që kanë nisur të ndërtohen në 2 lumenj, Flimi dhe Uraka.

Duke e shoqëruar reagimin me videon e protestës së banorëve pas vendimit të Gjykatës, Likrama i bëri thirrje Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë që të mbajë premtimin e bërë banorëve marsin e vitit të kaluar për prishjen e kontratave për ndërtimin e dy HEC-eve.
Reagimi
I turpshëm, i padrejtë, antipopullor dhe antiligjor vendimi i sotëm i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, që rrëzoi për herë të dytë padinë e ngritur nga banorët e 11 fshatrave në Bashkinë e Matit për HEC-et që kanë nisur të ndërtohen në 2 lumenj, Flimi dhe Uraka.  Banorët e Zall Gjoçajt, prej shumë muajsh, kërkojnë ndërprerjen e punimeve dha anulimin përfundimtar të vendimit për ndërtimin e HEC-ve në këtë zonë të mbrojtur, pasi ai u merr ujin që është jetik për ta.
Reagimet e ashpra të banorëve pas shpalljes së vendimit, ku akuzojnë gjyqtarët dhe qeverinë tregon se ata e kanë humbur besimin te drejtësia dhe institucionet.
‘Zgjidhja’ i bën thirrje Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës që të mbajë premtimin e bërë banorëve marsin e vitit të kaluar për prishjen e kontratave për ndërtimin e dy HEC-eve. Ato shkatërrojnë pasuritë tona kombëtare, ekonomitë familjare të banorëve dhe nxisin shpopullimin përfundimtar të fshtarave tanë të rrezikuar e të braktisur.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat