2 të rinj nga Shkodra janë shoqëruar nga Policia e Tiranës për ekzekutimin e Hekuran Billës te Komuna e Parisit më 11 qershor 2020.

Shoqërimi i tyre erdhi pas arrestimit të 22-vjeçarit Sebastiano Mali, nipit të Prel Markut (ky i fundit u vra nga Hekuran Billa në Angli në vitin 2006).

Sipas “BalkanËeb” dy të shoqëruarit janë identifikuar pas verifikimeve që policia ka bërë në mjetet e përdorura nga autorët e dyshuar të cilat rezultojnë të dhëna me qira. Nga kontrolli i banesave të tyre policia ka sekuestruar dhe armë.

Raportohet se dy të shoqëruarit janë identifikuar pas verifikimeve që policia ka bërë në mjetet e përdorura nga autorët e dyshuar të cilat rezultojnë të dhëna me qira. Nga kontrolli i banesave të tyre policia ka sekuestruar dhe armë.

“BalkanËeb” ka siguruar edhe dëshminë e 22-vjecarit Sebastiano Mali. Mësohet se fillimisht Mali nuk ka pranuar të ketë lidhje me vrasjen e 40-vjeçarit Hekuran Billa. Ai ka thënë se prej muajsh jeton në zonën e ish-klubit partizani në Tiranë. I pyetur për lëvizjet e tij  ai ka mohuar se e ka ndjekur 40-vjeçarin.

“Kisha marrë një mjet “BMË X6” me qira. Nuk e kam gjurmuar viktimën, isha në zonë për qejf”, mësohet se ka deklaruar Mali para policisë.

Sipas burimeve, makinat e përdorura nga Viktor Marku e Sebastjano Mali kanë qenë të marra me qira në Shkodër nga familjarë e 22-vjeçarit.

Si ndodhi ekzekutimi i Hekuran Billës

40-vjeçari Hekuran Billa u ekzekutua brenda makinës së tij përballë qendrës Kristal në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë mbrëmjen e së enjtes. Billa sapo ishte kthyer nga Durrësi pasditen e së enjtes dhe e kishte  parkuar  automjetin e tij përballë hyrjes së qendrës Kristal në Komunën e Parisit pasi do të takonte motrën e tij, e cila ka një dyqan pranë kësaj qendre tregtare. Pikërisht ai ka qenë momenti  kur autorët kanë qëlluar në drejtim të tij me rreth 30 plumba duke e lënë të vdekur në vend.

Autorët më pas janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me automjetin e tyre dhe 30 minuta më pas, policia arriti të gjejë në fshatin Pezë të vogël një makinë duke u djegur, e cila u dyshua se i përkiste  autorëve.

Brenda saj, grupi hetimor dhe ekipi i kriminalistikës gjeti edhe një armë të tipit MP5, me të cilët mendohet se autorët kryen ekzekutimin e Billës. Sakaq ditën e sotme është zbuluar edhe videoja e plotë e atentatit ndaj Billës. Një kamerë sigurie e një biznesi përballë rrugës së qendrës tregtare Kristal e ka kapur momentin se si autorët qëllojnë Hekuran Billën dhe largohen, ndërkohë që makina tip BMW X5 e Billës përplaset me bordurën dhe dy makina para saj.

Sipas burimeve, viktima kishte vetëm pesë ditë që kishte hyrë në Shqipëri nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Morinit, pasi rezulton që të ketë qenë më herët në Belgjikë, por arsyet e udhëtimit të tij ende janë të paqarta.

Kush dyshohet se e kreu ekzekutimin

Ndërkohë pas hetimeve intensive policia shpalli në kërkim vëllain e Prel Markut i cili u vra nga Billa në vitin 2006 në Angli. Vladimir Marku u shpall në kërkim nga policia në një kohë kur janë kryer dhe verifikimet e tabulateve telefonike dhe janë bërë disa verifikime nga drejtoria e policisë së Shkodrës. Burime për ‘Shekullin’ kanë treguar se Vladimir Marku është në kërkim si person në dijeni për ngjarjen, megjithëse hetuesit kanë dyshime të forta që vrasja është porositur nga Shkodra për shkak të të shkuarës.

Pistat e hetimit

Pista kryesore ku u përqëndruan hetimet ishte e shkuara e Hekuran Billës, pasi ai rezultonte të ishte me precedentë të theksuar kriminalë. Kujtojmë se në vitin 2006, Billa ekzekutoi me breshëri në një lokal në Angli, shtetasin Prel Marku ndërsa la të plagosur tre të tjerë,  Musa Rrahmanin, Petrit Brahoj dhe Agron Gjonin. Për këto vepra penale, gjykata në Angli e dënoi Hekuran Billën me burgim të përjetshëm, ndërsa nëntë vite më pas me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë Shqiptare, në vitin 2016 ai u ekstradua në Shqipëri   për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

Në Shqipëri Billa kërkoi një tjetër proces gjyqësor për njohjen e vendimit. Gjykata shqiptare ia konvertoi burgimin e përjetshëm me 25 vite burg duke u bazuar ne legjislacionin shqiptar, për veprën penale që ai akuzohej. Pasi mori këtë vendim tre vite me vonë, Billa bëri sërish një kërkesë ne gjykatë për tu liruar me kusht dhe ia arriti të merrte lirimin me kusht në janar të  vitit 2019. Sipas të afërmve të tij 40-vjeçari Billa së fundmi kishte nisur të hapte edhe një biznes të tijin së bashku me një ortak për makinat me qira, por që nuk arriti dot kurrë ta vinte në funksion.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All