Policia ditën e sotme arriti që të arrestonte Eduart Lamajn, të dyshuarin kryesor për atentatin në një hotel në Laç ku mbetën të vrarë biznesmeni Paulin Gjergji dhe biznesmeni Bujar Lika, i njohur si miku i Ervis Martinajt.

Bëhet me dije se në këtë atentat, i dyshuari si autor i ngjarjes mbeti i plagosur edhe vetë, ndërkohë u kurua në mënyrë të fshehtë në një klinikë private. Për këtë gjë policia ka arrestuar edhe mjekët që e kanë kuruar për ‘Moskallëzim krimi’.

Ndër të tjera pas hetimeve policia ka mundur që të gjejë edhe mjetin tip ‘Golf 5’ që është përdorur për tu larguar nga vendngjarja mbrëmjen e 30 majit. Mësohet se mjetin atentatorët e kishin fshehur në periferi të Tiranës.

Ndërkohë ka qenë vet dëshmia e Eduart Lamaj ajo që ka dërguar  policinë te vendndodhja e makinës, ndërsa ngjarja e ndodhur në Laç duket se po shkon drejt zbardhjes.

dëshmiaLaç

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All