Policia ka arritur që të parandalojë një konflikt për pronën në zonën e Matit, i cili mund të kishte rezultuar fatal.

Ngjarja e rëndë është parandaluar në fshatin Midhë ku përshkallëzimi i konfliktit mes 3 vëllezërve për pronën mund të kishte qenë fatal.

Një prej vëllezërve të arrestuar mësohet se ka rrahur me sende të forta gjyshen e tij 80-vjeçare, ndërsa dy vëllezërit e tjerë akuzohen se kanë rrahur keq vëllanë e tyre të katërt.

Ndërkohë policia pas njoftimit ka arritur që të ndërhyjë në kohë, duke arrestuar tre vëllezërit.

Njoftimi i Policisë:

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes tre vëllezërve, për motive pronësie.

Arrestohen nga Policia 3 vëllezërit, për dhunë në familje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pasi kanë marrë informacion se në fshatin Midhë, Njësia Administrative Komsi, po ndodhte një konflikt në familje, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë kanë parandaluar konfliktin e mëtejshëm që mund të kishte pasoja të rënda. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

G.S., 34 vjeç, banues në Burrel, pasi ka goditur me një send të fortë gjyshen e tij 80-vjeçare, e cila pasi ka marrë ndihmë mjekësore në spital, është larguar drejt banesës.

I.S., 45 vjeç dhe F.S., 42 vjeç, banues në fshatin Midhë, pasi për motive pronësie kanë goditur me sende të forta vëllanë e tyre B. S., 58 vjeç, i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore është larguar drejt banesës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Mat

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All