Ministrja e Financave, Anila Denaj në një takim me biznesin e vogël në Korcë, njoftoi për lehtësira të tij të cilët do të hyjnë në fuqi.

Fjala është se qeveria ka vendosur të heqë tatimin mbi fitimin për të gjitha bizneset e vogla deri në 14 milionë lekë, ose rreth 115 mijë euro në vit dhe gjithashtu ka vendosur heqjen e TVSH-së për të gjitha bizneset e vogla me xhiro deri në 10 milionë lekë, ose rreth 90 mijë euro.

Ndërkohë, ky vendim do të hyjë në fuqi këtë vit dhe do të zgjasë deri në vitin 2029.

Ministrja Denaj njoftoi edhe se qeveria po përgatit një paketë për ripunësimin e qytetarëve dhe dhënien e granteve për bizneset.

Ajo gjithashtu u bëri thirrje bizneseve të përfitojnë nga amnistia fiskale dhe të deklarojnë bilancet e dyfishta.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat