Prej disa orësh, disa efektivë të FNSh dhe RENEA-s janë vendosur në ambjentet e jashtme të RTV Ora dhe Ora News.

Kjo vjen menjëherë pas vendimit të SPAK për sekuestrimin e pasurive të Presidentit të Yldon Media Group, Ylli Ndroqi.

Në një intervistë, redaktori i departamentit të lajmeve në Ora News, Trazhgim Sokolaj shprehet se kjo është një shpërdorim detyre nga ana e Ministrit të Brendshëm, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe zëvendës drejtorit.

Ai thotë se RENEA përdoret vetëm kundër elementëve të armatosur dhe që përbëjnë një rrezik për qytetarët, por në ambjentet e RTV Ora dhe Ora News, janë vetëm punonjësit.

Sokolaj: Po shikoja këta efektivët e RENEA-s që kanë ardhur dhe po rrijnë në ambjentet e Ora Neës. Është një shpërdorim detyre nga Ministri i Brendshëm, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe zëvendës drejtori. RENEA është Reparti i Eleminimit dhe Neutralizimit të Elementëve të Armatosur. Kush është me armë këtu në Ora Neës, kush përbën rrezik për shoqërinë që duhet RENEA të vijë me maska dhe armë që të vijnë ato çunat të rrijnë këtu. Nuk është ky kalibri i RENEA-së. Është një keqpërdorim. Ata janë për të goditur bandat kriminale për tu futur në strofullat e këtyre se dhe emrat i dimë dhe ja përcjellim autoriteteve përditë.

Efektivët e RENEA-s u larguan në orët e pasdites.

Redaktori i departamentit të lajmeve në RTV Ora dhe Ora News, Trazhgim Sokolaj e ka konsideruar të turpshëm vendimin e SPAK për sekuestrimin e pasurive të Presidentit të Yldon Media Group, ylli Ndroqi.

Ai shprehet se ky vendim vjen vetëm pak muaj pasi RTV Ora dhe Ora News nuk pranon të marrë materiale të gatshme nga zyrat e shtypit të qeverisë dhe sidomos të Bashkisë së Tiranës.

Sipas Sokolajt, SPAK ka rënë vetë me këmbët e veta me këtë vendim të marrë pasi ajo po lë pa zbatuar OFL-në dhe KÇK-në për të zbatuar ligjin e antimafias të vitit 2009.

Sokolaj: Ky moment vjen pas disa muajve kur ne kemi vendosur që të mos pranojmë materiale të gatshme dhe të servirura, jo vetëm nga qeveria por kryesisht nga Bashkia e Tiranës dhe të jemi një sy kritik, por jo nga zyra dhe jo një sy kritik sa për të kritikuar. I japim një zë qytetarëve. Çdo ditë kamerat e Ora News dhe RTV Ora kanë shkuar në çdo lagje të Tiranës, çdo pallat, me rastin e tërmetit kemi shkuar në çdo familje të dëmtuar. Dhe gjendet një pretekst, një episod i vitit 1998 për të cilin, institucionet dhe gjykatat, Interpoli, policia është shprehur dhe e kanë plotësuar dhe arkivuar sipas procedurave të Kodit Penal të Shqipërisë me argumentin se këto prona tashmë mund të tjetërsohen në vitin 2020. Kemi një njoftim të SPAK që bie vetë me këmbët e veta, sepse ka lënë pa zbatuar OFL, KÇK, dhe ka zbatuar ligjin e antimafias të vitit 2009. Kanë gërrmuar aq shumë për të gjetur disa paragrafë për këto veprime.

Pavarësisht sa absurd e konsideron vendimin, Sokolaj thotë se kjo çështje do të ndiqet deri në fund në rrugë ligjore dhe se do të apelohet vendimi i SPAK.

Sokolaj: Që kur është hapur kjo media, që nga dita e parë, të gjithë e dimë që tatimet i kanë bilancet aty. Nuk kanë nevoja hetimi tatimor të vijë të inspektojnë. Të kontrollojnë bilancet dhe më pas të dalin në konkluzione. Si mund të merret një vendim gjykate që mendon gjyqtarja që disa vite përpara ajo nuk i kishte bërë mirë llogaritë me lekët që kishte në çantën e saj. Ne do të ndjekim rrugën ligjore, të apelimit. Do paraqesim ato prova dhe ato fakte që disponohen. Ne jemi gazetarë dhe do të vazhdojmë sërish punën. Kush mendon se jemi të trembur e ka shumë gabim. Është përdorur shumë herë për tu rikthyer. Nuk ju pëlqejnë lajmet që transmetohen në Ora News.

Tags:trazhgim sokolaj

Flash Lajme

Më të lexuarat