Aksident i trefishtë në Shkodër/ 6 të plagosur dhe 2 në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes në aksin Shkodër – Koplik ku tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Makinat janë copëtuar nga përplasja e fuqishme mes tyre.

Sakaq, si pasojë e aksidentit, 6 persona janë të plagosur, ndërkohë 2 prej tyre ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Vrakë, ndërsa nga ana tjetër, policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat