Konflikti me Aldo Baren/ Arrestohet Saimir Taullau, i kërkuar nga autoritetet zvicerane për trafik droge

Ka përfunduar në prangat e policisë, Saimir Taullau, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet zvicerane.

Taullau akuzohet për trafik droge. Ai është arrestuar nga autoritetet maqedonase.

Saimir Taullau është vëllai i Baki Taullaut dhe figuron i skeduar nga Policia e Shtetit si një person me precedent të mëparshëm penalë.

Si nisi konflikti mes Aldo Bares dhe vëllezërve Taullau

Saimir Taullau rezulton se është pronari i lokalit, ku iu bë atentat. Ky është atentati i dytë që 47-vjeçari i mbijeton. Emri i tij nuk është aspak i panjohur për Policinë. Përveç ngjarjes së rëndë në vitin 2005 në sheshin kryesor të Lushnjës, ku pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve parlamentare u vra vëllai i tij, Baki Taullau, vetë Saimiri është arrestuar në vitin 2015 në Durrës.

Ai u kap bashkë me Laert Haxhiun me një sasi prej 1.2 kg heroinë. Taullau u dënua me 3 vite e 8 muaj burg. Taullau dyshohet se është pjesë e një bande rivale (banda e Artur Dajës) me atë të Aldo Bares dhe mes dy bandave konfliktet kanë nisur që prej vitit 1997.

Në kohën kur Aldo Bare kishte shumë ndikim dhe kontrollin e Lushnjës në periudhën e trazirave, mes tij dhe dy vëllezërve Taullau nisi një konflikt për prishjen e pazareve të drogës. Kjo gjë çoi në vendosjen e gjobës për familjen Taullau. Mospagesa e saj dyshohet se solli dhe vrasjen e Baki Taullaut në vitin 2005.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat