“Për pak desh takova Zotin”, flet një prej policëve që mori pjesë në ekzekutimin e 71-vjeçarit

Ekzekutimi i 71-vjeçarit në Elbasan, nga forcat RENA vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe këtë të premte.

Ngjarja e bujshme është komentuar gjatë dhe një prej tyre është edhe komandantin i i “Shqiponjave” në Elbasan,  Enkel Xhaferri.

Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, Xhaferri shkruan se për pak desh ka takuar Zotin një ditë më parë, duke treguar kështu rrezikun që iu kanosej një ditë më parë.

“Për pak desh u takova me Zotin e madhërishëm. Për fat të mirë ende jo,”- shkruan ai.

Kujtojmë që një ditë më parë, efektivët e policisë u përballën për rreth 5 orë me 71-vjeçarin Lefter Zhidru, i cili qëlloi në drejtim të tyre disa herë me breshëri.

Thirrjet e herë pas hershme nga uniformat blu për dorëzim, nuk e bindën 71-vjeçarin. Të ndodhur në këto kushte, forcat RENEA e vranë atë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat