I vunë tritol në shtëpisë, flet pronari në Vlorë: Kam punuar kasap, nuk i kam borxhe njeriu

Në orët e para të mëngjesit u raportua për shpërthim të një lënde plasëse në Vlorë, e cila ishte vendosur në pjesën e jashtë të banesës së 69-vjeçarit, Tahsim Banushi.

Pronari i banesës ku u vendos lënda plasëse është shprehur se nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë konflikt me askënd, si vetë ai ashtu dhe fëmijët e tij.

69-vjeçari ka treguar momentin e shpërthimit dhe tregon se ka menduar se ishte tërmet.

Në tre pa çerek dëgjojmë një krismë, një zhurmë dinamiti, po ngrihemi edhe “obobo tërmet”, i them gruas, edhe dola. Dal shikoj edhe s’kishte asgjë. Dolën gjitonët, folën me njëri tjetrin, ndodhi tek unë ndodhi tek tjetri, asnjëri nuk kishte, marr projektorin ngjitem në soletë thash mos ma hodhi njeri, kontrolloj s’kishte gjë. I them: “Grua nuk ka gjë”. Kur dola te dera thash “o grua po kjo qenka dasma jonë”.

I pyetur nëse ka pasur ndonjë konflikt të mëparshëm Tahsim Banushi ka thënë:

Nuk më shkon mendja tek njeri. Dikush mund të më ketë ndonjë borxh por jo njeriut, do me thënë ndonjë borxh leku se unë kam punuar kasap, mund t’i kem dhënë ndonjë kile mish dhe s’më kanë dhënë paratë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat