Njihet si “Leksi i druve”, kush është biznesmeni që u plagos sot, shkoi vetë në spital (Foto)

Një 42-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në autostradën Lezhë-Milot, dhe uniformat blu bënë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta.

I plagosur mbeti shtetasi Aleksandër Deda, i cili është qëlluar teksa lëvizte me makinën e tij. Ai njihet ndryshe edhe me nofkën “Leksi i druve”, ndërsa nuk rezulton si person me precedentë të mëparshëm penal apo problematik.

Mësohet se 42-vjeçari, edhe pse i plagosur ka arritur të shkojë vetë në spitalin e Lezhës dhe më pas nga aty është transportuar direkt në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ende nuk dihen arsyet e atentatit me armë zjarri ndaj tij, por vetëm pak kilometra larg vendit të ngjarjes është gjetur një makinë e djegur, e cila dyshohet të jetë përdorur nga autorët e ngjarjes.

Brenda automjetit është gjetur edhe një armë zjarri, që dyshohet të jetë arma e përdorur gjatë krimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat