Gjuha fyese që i ashtëquajtuari analisti i pavarur Frrok Çupi përdori ndaj ish-deputetes Grida Duma, mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Open’ në Top Channel ka sjellë edhe reagimin e publicistit dhe shkrimtarit, Kim Mehmeti.

Ky i fundit e ka cilësuar gojën që publikisht fyeu Grida Dumën si gypi ku zbrazet gropa septike e regjimit të Rilindjes.

“Goja që publikisht ofendonte Grida Dumën, është ‘gyp’ nga zbrazet ‘gropa septike’ e regjimit të “Rilindjes’, ndërkaq mos reagimi ynë, është kapaku i asaj grope, i gropës që duhet mbyllur sa më pare, nëse duam ta pengojmë kalbjen dhe qelbjen e shoqërisë shqiptare!” (#KimMehmeti)

Flash Lajme

Më të lexuarat