Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Strugë. Një 23-vjeçar shqiptar është vrarë më armë zjarri. Sipas autoriteteve, ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 18:40, ku shtetasi me inicialet U.B.

, i lindur në vitin 1997 nga fshati Poum ka qëlluar me armë ndaj disa shqiptarëve.

23-vjeçari me inicialet Z.B., ka mbetur i vdekur pas të shtënave me armë, ndërsa i plagosur ka mbetur shoku i tij V.B, i cili ndodhet në spitalin e Strugës për kurim.

Sakaq, duke iu referuar mediave vendase, raportohet se autori pasi ka qëlluar me armë, është vetëdorëzuar në stacionin policor të strugës. Ndërkohë, policia maqedonase po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All