Përfaqësuesi i KMSH-së në Amerikë, Imam Gazmend Aga, në një reagim publik ka komentuar zgjedhjet për kreun e ri të Komunitetin Mysliman të Shqiperisë.

“Zgjedhjet ne Komunitetin Mysliman te Shqiperise

Neser zhvillohen zgjedhjet per kreun e KMSH’se.

Kandidatet do te votohen nga anetaret e Keshillit te Pergjithshem (KP) per t’i sherbyer KMSH’se 5 vitet e ardhshme.

Besoj se anetaret e KP’se jane te vetedijshem per pergjegjesine e madhe qe kane mbi supe.

Kam sherbyer ne KMSH ne kohe te ndryshme dhe vazhdoj te perpiqem si perfaqesues diaspore i KMSH’se ne SHBA.

Ai institucion eshte shume i rendesishem per paqen sociale ne Shqiperi. Sfidat qe po kalojne komunitetet myslimane ne bote, mungesa e nje stabiliteti politik ne rajon, varferia e tejskajshme qe lehteson turbulencat sociale i japin akoma me shume rendesi organizimit institucional te jetes shpirterore ne Shqiperi.

Komunitetet myslimane ne Ballkan dhe Shqiperia ne vecanti, pavaresisht sfidave te saj, kane dhene nje shembull pozitiv per stabilitetin e vendit. Qasja ndaj islamit dhe demokracise, multikulturalizmit dhe dialogut nderfetar, ndershmerise ne menaxhimin e vakfeve dhe ruajtjes se distances me politiken mbeten disa nga pikat e shendosha aktualisht te komunitetit mysliman te Shqiperise.

Une i njoh personalisht te gjithe kandidatet dhe i vleresoj per guximin e treguar per marrjen e kesaj pergjegjesije te rende.

Me terheqjen nga gara te kryetarit aktual, besoj se per drejtimin e institucionit duhet zgjedhur nje teolog i afte, i cili njeh problematikat, i barazlarguar dhe barazafruar nga kahjet politike, i pandikuar nga radikalizmi dhe instrumentalizmi politik i fese, i ndershem dhe i urte mjaftueshem per te perzgjedhur interesat kombetare dhe fetare para atyre personale.

Kandidat me keto cilesi ka. Shpresoj qe anetaret te votojne sipas karakteristikave te kandidateve.

Zoti i ndihmofte te gjithe ata qe punojne per te miren e vendit, sipas principeve te arta fetare dhe sipas tradites sone te vyer.

Zoti e bekofte Shqiperine dhe shqiptarët”.

Flash Lajme

Më të lexuarat