Shoqata “Çamëria” vlerësoi sot ish-ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës si dhe ish-kryenegociatore e dialogut me Serbinë, Edita Tahiri, për rolin e saj në çështjen çame.

Çmimi ju dorëzua nga kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, gjatë një aktiviteti të organizuar për Masakrën e Filatit.

Vetë Tahiri, teksa u shpreh e nderuar për këtë çmim tha se pa Çamëri nuk ka shtet shqiptar.

Tahiri dha garanci edhe njëherë se kufijtë e Kosovës nuk do të mund ti prekë askush pasi janë të larë me gjakun e dëshmorëve.

“Kur u zgjodha Ministre e Jashtme e Kosovës, Çamërinë e kisha në dorë dhe i kisha dhënë dorën sepse Kosova vuante si Çamëria. Në të gjitha takimet e mia ka qenë e pamundur të mos ndërkombëtarizoj çështjen shqiptare dhe pika ku thika e armikut na ka therë më shumë është Çamëria.”

“Ziti Idrizi përmendi pazaret e Ramës këtu, atje janë të Hashim Thaçit por edhe Rama gjeti me hy në ato pazare. Por po ju siguroj se nuk ka njeri të prekë kufijtë e Kosovës se janë larë me gjak. Ashtu siç po zotohem për Kosovën, po zotohem për Çamërinë”.

Nuk mjafton një individ, po ndërtojmë mekanizma gjithëkombëtare sepse duhet të shpejtojmë procesin e zgjidhjes së drejë të çështjes çame. Kur them çame më vjen gjithmonë të them shqiptarët e Çamërisë sepse nuk pajtohem që po na thonë kosovar dhe as çam. Shqiptarët e Kosovës.

Çmimi është vetëm inkurajim për mua.Mbetem e përkushtuar për çështjen çame, ka ecur, është ndërkombëtarizuar. Fakti që edhe në senat është përmendur nga Hilari Klinton, tha Edita Tahiri.

Flash Lajme

Më të lexuarat