Gjykata e Shkodrës ka njohur vendimin e ardhur nga  Belgjika për Safet Bajrin, i cili rezulton i dënuar me 8.9 vite burg  në shtetin belg. Duke qenë se me shtetin belg, Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi, Safet Bajri do ta bëjë dënimin në vendin tonë, pra në Shqipëri.

Safet Bajri u arrestua në mbrëmjen e 21 shtatorit 2018, në zonën e “Xhamllikut” në kryeqytet.

Ai është dënuar nga Gjykata e Apelit e Brukselit me 9 vjet burgim. Ai njihej si kreu i një organizate kriminale të trafikut të drogës dhe prostitucionit në kryeqytetin belg.

Mbi këtë organizatë rëndonin akuzat se ishte përgjegjëse gjithashtu për shkatërrim të pronës, përdorim të armëve të zjarrit, tentativë vrasjeje, zhvatje e trafik të qenieve njerëzore me qëllim prostitucionin.

Shumë pjesëtarë të fisit Bajri në Shkodër njihen si problematikë në raport me ligjin.

 

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All