Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme, ku një 52-vjeçar është gjetur i plagosur në mes të rrugës.

Mësohet se burri u gjet në aksin rrugor Sarandë-Borsh, pranë fshatit Volloder.

Sipas raportimeve të deri tanishme bëhet e ditur se personi i plagosur është shtetasi Nikoll Kola, lindur në Lezhë dhe banues në fshatin Gjashtë, në Sarandë.

Mësohet se 52-vjeçari ka fraktura të rënda të kokë. Pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Sarandës është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës, Tiranë.

Informacion paraprak

Më datë 04.03.2019, në orën 11:00, në Spitalin e Sarandës ka shkuar për ndihmë mjekësore 52 vjeçari N.K., nga Lezha.

Nga hetimet paraprake shtetasi N.K, është gjetur i shtrirë në tokë në një rrugicë në Volloder të Himarës, me disa dëmtime në kokë i cili është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Flash Lajme

Më të lexuarat