Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj tha në protestën e opozitës së bashkuar se shqiptarët kanë zgjedhur të jenë në sheshin e lirisë dhe demokracisë dhe të refuzojnë parlamentin që përfaqëson bandat, krimit, vjedhjen dhe korrupsionin në Shqipëri.

“Qytetarë dhe qytetare, motra dhe vëllezër, sot të gjithë shqiptarët janë përballë dy rrugëve, dy zgjedhjeve, ose këtu në sheshin e lirisë, në sheshin e demokracisë me dëshirën dhe vullnetin e qytetarëve për lirinë, për të ardhmen e mirë të Shqipërisë ose aty brenda në atë Parlament që përfaqëson bandat, krimin, vjedhjen dhe korrupsionin! Shqiptarët e kanë bërë zgjedhjen e tyre duke qenë çdo ditë në rrugë, çdo ditë në protestë anë e mbanë Shqipërisë kanë vendosur ti thonë një herë e përgjithmonë jo kësaj diktature të re të krimit të organizuar që Edi Rama po tenton të vendosë në Shqipëri. Ne sot, shqiptarët sot, janë më të fortë se kurrë, sepse shqiptarët sot kanë kuptuar dhe kanë besuar tek liria e tyre, tek zgjedhja e tyre dhe kanë kuptuar që Shqipërinë do ta bëjmë ashtu siç duam ne, jo një grup kriminelësh aty në Parlament.

Shqipëria është e shqiptarëve, Shqipëria është shtëpia jonë, nuk mund të na e marrin një grusht aty brenda, por ne do ta bëjmë ashtu siç duhet për fëmijët e shqiptarëve sepse është e pafalshme për këdo që dëbon të rinjtë dhe të rejat nga vendi, është e pafalshme për këdo që i bën nënat shqiptare të qajnë sepse fëmijët e tyre rrezikojnë edhe jetën rrugëve të Europës dhe ne nuk do ti falim ata që janë atje brenda që i kanë bërë shqiptarët të vuajnë. Ne do të jemi këtu çdo ditë dhe çdo sekondë në çdo shesh të Shqipërisë për ta mposhtur Edi Ramën dhe për të fituar demokracia.

Sot nuk do të kemi frikë nga asgjë, sot ju nuk keni frikë nga asgjë sepse keni besimin tek vetja dhe tek shpresa juaj dhe të luftojmë për fëmijët e shqiptarëve, për të ardhmen e Shqipërisë, sepse Shqipëria është shtëpia jonë. Të mos dorzohemi kemi vetëm një rrugë, rrugën e shpresës kundër kriminelëve aty brenda, ata gjejnë tunele për tu futur në Parlament sepse nuk përballen dot me ju, mos i lini, çdo ditë në rrugë, çdo ditë në protestë derisa ta çlirojmë Shqipërinë që të jetë e jona”, tha ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj.

Flash Lajme

Më të lexuarat