Pas përfundimit të protestës së sotme, kryedemokrati Basha nuk ka harruar të përmendë edhe qëndresën e radhës.

Lulzim Basha paralajmëroj se Partia Demokratike dhe aleatët e saj do të organizojnë një tjetër protestë masive, e cila do të jetë vendimtare për largimin e kësaj qeverie dhe të kryeministrit Rama.

Nga selia blu Basha tha se protesta e radhës do të mbahet më 16 mars.

“Populli i bashkuar ka përfunduar etapën e fundit të asgjësimit të Asamblesë së Krimit dhe nxjerrjen e kësaj Asambleje lakuriq para botës si kazani i plehrave, horrave, hajdutëve dhe kriminelëve.

Ka meritën e ndezjes së shpresës dhe besimit të çdo shqiptari për të nesërmen që po vjen. Sot e kemi çuar njëherë e mirë në shtëpi parlamentin e krimit, parlamentin ilegjitim dhe kemi hapur përfundimisht shtegun e vetëm përmes të cilës do të kalojë e ardhmja e çdo shqiptari. Zgjidhja e vetme politike është largimi një orë e më parë i krye-zullumqarit Edi Rama”,-tha Lulzim Basha nga selia blu.

Flash Lajme

Më të lexuarat