Forca e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana kanë kryer arrestimin në flagrancë të shtetasit Mentor Koltraka, shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ky shtetas ishte banor i Tiranës.

Autoritetet italiane kanë lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër arresti ndërkombëtar në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit në Firence, Itali, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 14 vjet e 4 muaj e 5 ditë burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucioni”. Ka dyshime se ky person ka luajtur rol të rëndësishëm në trafik femrash në vendin fqinj.

 

 

Flash Lajme

Më të lexuarat