Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga nga policia e Elbasanit. Shtetasi me inicialet A.M, banues në Elbasan ishte shpallur në kërkim pasi gjykata ka vendosur masën “Arrest me burg”, për veprat penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim A.M., 39 vjeç banues në Elbasan.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme”, njofton policia.

Flash Lajme

Më të lexuarat