Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Tiranës pas 24 orëve të ngjeshura me intervista në median italiane për situatën politike në Shqipëri pas djegies së mandateve nga ana e opozitës.

“Për Tiranë pas 24h në Romë, tv më tv e gazetë më gazetë, për të pastruar sa mundej baltën e ziftin që lidershipi qorr i opozitës sonë, i hodhi ndërkombëtarisht Shqipërisë!”, shkroi Rama në një postim në Twitter.

Kreu i qeverisë thotë se faturën e dhunës së nxitur nga opozita e paguan vendi dhe ekonomia.

“Ata nxisin dhunë për hesapin e tyre krejt vetjak, po faturën e paguan vendi dhe ekonomia. Humbësa pa dinjitet”.

Mes të tjerash, gjatë vizitës së tij në Itali, Rama u paraqit dhe në emisionin “Porta a Porta” në RAI dhe në kanalin televiziv TG 5, ku bëri të qartë se protestat opozitare ishin revoltë e “pushtetit të vjetër”.

Flash Lajme

Më të lexuarat