Nga Luan Rama

Gëzuar 7 marsin mësues të dashur, nderim për gjithë jetën!

Nga Luan Rama, Zevendeskryetar i LSI-se
“Edhe kur kryet do na e mbulojnë thijat,
ndër mend do sjellim një emër nderues ,


emër të dashtun porsi fëmijria ,
emrin e thjeshtë ,por të madh mësues!”

Me këto vargje të poetit Llazar Siliqi, dua të uroj sot të gjithë mësuesit, padagogët dhe punonjësit e arsimit anë e mbanë vendit. Por edhe të shpreh nderimin dhe mirënjohjen që ata meritojnë në çdo ditë të vitit e për të gjithë jetën, sepse të jesh mësues do të thotë të jesh misionar i shenjtë në shërbim të edukimit dhe të dijes.
Ndaj, pa kontributin e vyer dhe të pazëvendësueshëm të mësuesit, kombet nuk do të mund të ekzistonin e të përparonin!
“Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë” – ka thënë Konfuci.
Mësuesi prek përjetësinë dhe kurrë nuk mund të thuhet se ku përfundon influenca e tij.
E, sot më shumë se kurrë, shoqëria shqiptare ka nevojë për reflektim, që t’a nderojë mësuesin ashtu siç i ka hije të nderojë një shoqëri e përparuar dhe që e do dijen dhe arsimimin.
Sot shoqëria shqiptare ka nevojë të reagojë dhe të mos pranojë që të qeveriset prej injorantësh, që i konsiderojnë mësuesit e pedagogët sharlatanë dhe që me të gjitha mënyrat përpiqen të ndërsejnë studentetë e nxënësit kundër mësuesve të tyre.
Sot shoqëria shqiptare ka detyrë të reagojë, gatishmëria nuk mjafton, duhet të veprojë!

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All