Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës. Në zonën e Currilave është gjetur një trup pa kokë ndërsa ende nuk është bërë identifikimi i viktimës.

Policia e Durrësit ka mbërritur në vendngjajre dhe po punon për identifikimin e personit të pajetë.

 Paraprakisht blutë e Durrësit dyshojnë se viktima mund të jetë ndonjë endacak apo ndonjë bari në zonë.

NJOFTIMI I POLCISE:

Më datë 07.03.2019, rreth orës 10:30, në lagjen Nr 1 , Currila ,Durrës, është gjetur një kufomë e rregullt nga ana strukturore por e dekompozuar.

Nga hetimet e para dyshohet të jetë e seksit mashkull dhe nuk janë konstatuar shenja dhune .
Grupi Hetimor në bashkëpunim me Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Durrës, po punon për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All