Moti për ditën e sotme parashikohet me alternime kthjellimesh  dhe vranësira deri të dendura të përqëndruara në pjesën Veriperëndimore të vendit. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, do të ketë reshje shiu në veriperëndim, fillimisht me intensitet të dobët, e pasdite reshjet fitojnë intensitet deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 1-10 m/sek e përgjatë vijës bregdetare deri 20 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 me lartësi vale 1.2-1.5 metra.

Temperaturat parashikohen: 

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër8/20shi diell
Kukës8/19shi diell
Lezhë6/18shi diell
Dibër4/16shi diell
Durrës6/21re diell
Tiranë7/23re diell
Elbasan7/20re diell
Berat1/25re diell
Vlorë8/23re diell
Korçë5/18re diell
Gjirokastër1/21re diell
Sarandë9/21re diell

Flash Lajme

Më të lexuarat