Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Marostica, Itali ku është përfshirë një familje shqiptare. Sipas burimeve, bëhet me dije se një vajzë 14 muajshe është plagosur rëndë e cila po lufton me jetën.

Mjekët janë detyruar t’i presin njërën nga këmbët për shkak të dëmtimeve të rënda. Në spital janë shtruar dhe prindërit e foshnjës. Nëna e saj ka pësuar fraktura në krah ndërsa babai ka prerë damarët pasi goditi xhamin e makinës.

Mësohet se automjeti u përplas me një kamion i cili drejtohej nga 58-vjecari italian, Pietro Dal Santo i cili ishte në gjendje të dehur. Pas aksidentit ai ra në pranga pasi tentoi të largohej nga postblloku i policisë.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All