Kohët e fundit, gjithnjë e më shumë po flitet për rritjen e ndikimit rus në Shqipëri, aq alarmi u përforëcua me shumë edhe nga kryeministri Rama në konferencën e përbashkët me homologun maqedonas, Zoran Zaev.

Diplomati Lisien Bashkurti, në emisionin ‘Ditari’ në A2 News, nuk mohon këtë gjë, por mendon se ngerçi politik në Shqipëri është i ndikuar nga faktor të brendshëm.

“Në rastin e krizës tonë, mund të ketë ndikim i disa fuqive me interesa jo atlantike, por ajo është në radhë të parë një krizë e brendshme, krizë e faktorit politik dhe institucional, i qeverisjes, rritjes së mosbesimit të qytetarëve, vështirë për t’u arsyetuar me një ndikimin të jashtëm”.

Si njohës i mirë i gjeopolitikës bashkëkohore, Bashkurti mendon se ‘nuk përbën risi përpjekja e Rusisë për të rritur prezencën dhe zgjeruar ndikimin në Balkanin Perëndimor. Kjo tashmë është provuar edhe me fakte me ngjarjet e fundit në Malin e Zi, Serbi dhe Maqedoni, me disa simptoma në Kosovë por edhe në Shqipëri”. Por jo vetëm. I fortë ka qenë ndikimi i Moskës edhe ”në vendet e Bashkimit Evropian, në rastin e Brexit dhe në mbështetjen e forcave euroskeptike’.

Në një vështrim të përgjithshëm , Bashkurti analizon që tendencat janë për shfrytëzimin e ‘pikat e dobëta të shoqërive dhe qeverisjes së këtyre vendeve. Korrupsioni i zyrtareve , krimi i organizuar, janë mekanizmat që rrisin prezencën ruse n Ballkanin Perëndimor, bashkë me përpjekjen për t’i destabilizuar në momente të caktuara’.

Flash Lajme

Më të lexuarat