Një 38-vjeçar nga Vlora i shpallur në kërkim për kultivim drogë është vënë në pranga.

Sipas informacioneve të policisë, ndaj shtetasit R.A., Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në 2016 ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg”.

Ai akuzohet për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Flash Lajme

Më të lexuarat