Gjykata e Apelit rrëzoi sot kërkesën e Izet Haxhisë për përjashtimin e gjyqtarëve të përcaktuar nga KLGJ. Gjyqtarët që e kanë marrë në gjykim rihapjen e dosjes “Hajdari”, Dhimitër Lara, Ndue Dreni dhe Sokol Binaj.

Por, Izet Haxhia kërkoi që të gjykohej nga një trupë që e ka kaluar vetingun.

Treshja gjykuese pritet të japë rreth orës 12:00, të ditës së sotme vendimin për kërkesën e Haxhisë për të rihapur edhe njëherë shqyrtimin.

Gjatë seancës së 11 marsit, Haxhia dhe avokati i tij ripërsëritën kërkesën se duan të gjykohen nga gjyqtarë që kanë kaluar vetingun dhe kërkuan rihapjen e çështjes pasi pretendojnë se nuk janë dëgjuar në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit dhe vendimi është dhënë në mungesë të tyre.

Izet Haxhia është shpallur fajtor nga gjykata si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, i cili është dënuar më 25 vite burg nga gjykata.

Flash Lajme

Më të lexuarat