Ekzekutohet tek dera e shtëpisë 26-vjeçari Jurgen Kurti. Ai u qëllua për vdekje dy herë me pistoletë nga dy persona, të cilët u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke përfituar edhe nga errësira.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme rreth orës 22:20 minuta në rrugën “Zef Jubani” pranë stadiumit ‘Selman Stërmasi’.

Kurti sapo kishte zbritur nga makina dhe po kalonte trotuarin për t’i ngjitur në banesë kur ndaj tij u qëllua dy herë duke e lënë të vdekur në vend.

Ai jetonte së bashku me motrën dhe nënën në të njëjtën banesë që vrau të atin pak vite më parë.

Familjarët e të vrarit Jurgen Kurti kanë shkuar pranë vendit ku mbeti i vrarë i dashuri i tyre.

Vrasja e 26-vjeçarit Jurgen Kurti ka tronditur familjen dhe të afërmit e tij. “Koha jone” sjell pamjet e momentit kur e dashura vrapon drejt trupit të Kurtit duke vajtuar.

“Më lini të kaloj…Jo o Zot të lutem ai është shpirt, ai është jetë. Nuk kam më shpirt”, thotë e dashura e tij duke vajtuar.

Ende nuk dihen motivet e ekzekutimit të të riut, i cili është përfshirë më herë në dy ngjarje të rënda me pasojë vrasjen.

1 nga 7

Flash Lajme

Më të lexuarat