Ish-deputeti i LSI në Shkodër, Agron Çela deklaroi gjatë takimit të drejtuesve të LSI me anëtarësinë e këtij qyteti, se mbajtja e mandateve nuk kishte më asnjë vlerë në situatën ku ndodhet Shqipëria.

“Unë sot jam një si ju, mandate im ishte një letër. Ajo letër nuk kishte asnjë vlerë me këtë situatë që po kalojmë, me këtë situatë që ne e shikojmë çdo ditë në shtëpiat tona, çdo ditë me miqtë tanë, duke parë që çdo shok, çdo shoqe janë në Europë”,- deklaroi Agron Çela.

Fjala e plotë e ish-deputetit të LSI-së, Agron Çela  gjatë takimit me qytetarët e Shkodrës:

“Kënaqësi e veçantë të jemi midis jush dhe dua t’ju falenderoj jo vetëm për sot,por për qindra herë radhazi, njëkohësisht për aktivitetet që kemi zhvilluar në Tiranë, për protestat që kemi zhvilluar në Tiranë. Na jemi përgjigjur me mirënjohje dhe mirësjellje, me kulturë, me qytetari, ashtu siç e ka Shkodra zakon.

Faleminderit të gjithëve. Një falenderim të veçantë kam për zëvendëskryetarin e LSI-së, z. Luan Rama për pjesëmarrjen në takimin sot, por edhe  zonjën, kryetaren, gruan e hekurt, motrën tonë, bashkëpunëtoren time më të madhe në këto vite, znj. Kryemadhi. I jam mirënjohës për çdo gjë që keni bërë për ne, për qytetin, për Shkodrën dhe për të gjithë miqtë tanë të LSI-së.

Unë nuk do e zgjas më shumë, por dua të them, faleminderit shumë, mirënjohje, respekt për të gjithë kohën që unë kam bashkëpunuar me ju dhe sa do të bashkëpunojmë. Shokë dhe shoqe. Unë sot jam një si ju, mandate im ishte një letër. Ajo letër nuk kishte asnjë vlerë me këtë situatë që po kalojmë, me këtë situatë që ne e shikojmë çdo ditë në shtëpiat tona, çdo ditë me miqtë tanë, duke parë që çdo shok, çdo shoqe janë në Europë.

Shkodra si e gjithë Shqipëria, ka mbetur me shumë pak njerëz dhe këta miq e shokë po na ikin. Ju lutem të bashkohemi, të mblidhemi, të kemi bashkëpunimin tonë, të kemi mirësjelljen dhe mirënjohjen që njerëzit tanë ti mbajmë këtu. Guri i rëndë është në venin e vet edhe Shtëpia jonë, është shtëpia jonë. Ju lutem mbani njerëzit afër, se do të ketë një të ardhme më të mirë, të garantuar me Monikën, me gjithë LSI-në që ka mendjen te rinia, te punësimi, te qytetaria, te vlera, te familja.

Do iu them vetëm kaq, na keni besnikë dhe do na keni mbështetje deri në vdekje.

Ju dini që Shkodra ka besnikëri, ka burrni, ka vlerë. Këtë e gjeni vetëm te LSI dhe e keni derën e hapur, jo vetëm për ju, për qindra socialist, për ata njerëz që nuk e gjejnë veten atje, që se kanë gjetur veten ndër vite, do ta gjeni veten te LSI-ja, do e gjeni te Monika Kryemadhi, do e gjeni te Luan Rama, do e gjeni te Agron Çela, do e gjeni te të gjithë ju”.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All