Presidenti Ilir Meta lëshoi sot deklarata të forta nga Pogradeci, ku tha se është gati të lërë mandatin, në mënyrë që të mos lejojë instalimin e një junte ushtarake në vend.

Ndërkohë, kreu i shtetit u ndal edhe te situata e krijuar në Kuvend pasi opozita dogji mandatet. Meta e vlerësoi si të dënueshëm vendimin e opozitës për djegien e mandateve, por theksoi  se pavaresisht me ç’po ndodh, teksa Kuvendit po i shtohen deputete te rinj nga listat e opozites, Parlamenti sot ka 82 deputete te ligjshem.

Deklaratat e Metës për mandatet 

Akti i opozitës për djegien e mandateve ka qenë i papranueshëm për mua  si President i Republikës.

Djegia e mandateve nga opozita shqiptare ka sjellë një krizë të rëndë përfaqësimi në institucionin themelor të Republikës, në Kuvendin e Shqipërisë.

Në vlerësimin tim, sot Kuvendi i Shqipërisë, ka 82 deputetë të ligjshëm, ku përfshihen edhe ata 3 deputetë të opozitës që nuk pranuan të djegin mandatin.

Çdo numër tjetër në Kuvendin e Shqipërisë, ka probleme serioze, thellon krizën e përfaqësimit dhe është i konstestueshëm, në planin ligjor, politik, moral e kushtetues.

Sot në Shqipëri, mund të gjenden të paktën mbi 1 milion shqiptarë Pro-Europianë, që kanë moshën dhe mund të plotësojnë formularin e dekriminalizimit, të cilët “mund të ndihmojnë” në miratimin e ligjeve, apo reformave të ndryshme.

Por, kriza e thellë e përfaqësimit nuk mund të zgjidhet, as me dhunë, as me metoda policore, dhe as me mjete financiare, por vetëm me dialog politik, për të rivendosur legjitimetin e përfaqësimit në Kuvendin e Shqipërisë.

Flash Lajme

Më të lexuarat