Policia ka shpallur në kërkim djalin e picierit të vrarë në 2017 në qytetin e Durrësit. Në një intervistë telefonike për Ora News, Dervis Arapi thotë se është gati të vihet  në dispozicion të policisë por se nuk ka lidhje me vrasjen e ndodhur më 18 mars 2019.

Arapi thotë se ndodhet në Itali dhe ka mësuar vrasjen e Jurgenit përmes rrjeteve sociale.

“Unë nuk kam asnjë lidhje me vrasjen e Jurgen Kurtit. Nuk kam pasur kurrë ndërmend të hakmerresha për vrasjen e babait tim. Unë jam besimtar dhe gjithçka ia lë në dorë Zotit. Unë jam i gatshëm të vihem në funksion të policisë”.

Atentati-  Ekzekutimi i Jurgen Kurtit, mbrëmjen e 18 marsit në rrugën “Zef Jubani”, në Tiranë është kryer në momentin që ishte duke u kthyer në banesë pasi kishte dalë nga palestra, ndërsa autorët e kanë ndjekur nga kjo rrugë deri tek shkallët e pallatit, ku më pas kanë qëlluar me breshëri automatiku.

Kurti është goditur nga 3 plumba të cilët i shkaktuan vdekjen e menjëhershme, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur më shumë se 20 gëzhoja.

Autorët e maskuar janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një makinë Mercedez Benz ngjyrë gri. Policia ka sekuestruar kamerat e  sigurisë ndërsa mësohet se nuk kanë ndihmuar shumë për zbardhjen e ngjarjes. Pista kryesore të cilën po heton policia është ajo e hakmarrjes.

Flash Lajme

Më të lexuarat