Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër, ku një 35-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Grudë dhe sipas informacioneve të para dyshohet se viktima është qëlluar me armë zjarri teksa po lëvizte me një automjet.

Burime nga polica bëjnë të ditur se viktima është 35-vjeçari Ferdinand Polia.

Shkodër

Informacion Paraprak

Sot në ora 16.30, është derguar në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi F.P, rreth 35 vjeç, i plagosur me armë zjarri.

Megjithë përpjekjet për ti dhënë ndihmë mjeksore ai ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grudë dhe sipas informacioneve të para dyshohet se  është qëlluar  me armë zjarri teksa po levizte me një automjet.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Flash Lajme

Më të lexuarat