Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj thotë se Bankës Botërore për trendin e punësimit në Ballkanin Perëndimor konfirmoi sërish efektivitetin e politikave të ndërmarra gjatë vitit të shkuar në favor të nxitjes së punësimit në Shqipëri.

Sipas Ahmetajt, Shqipëria mbetet vendi me rritjen më të madhe të punësimit në rajon, rritjen më të lartë të pagave, pjesëmarrjen më të lartë të forcave të punës dhe papunësinë më të ulët në Ballkanin Perëndimor. Raporti, sipas tij, vlerëson gjithashtu me nota pozitive sistemin progresiv të taksimit në Shqipëri.

STATUSI I PLOTE

Shqipëria mbetet vendi me rritjen më të madhe të punësimit në rajon, rritjen më të lartë të pagave, pjesëmarrjen më të lartë të forcave të punës dhe papunësinë më të ulët në Ballkanin Përëndimor!

Raporti i Bankës Botërore për trendin e punësimit në Ballkanin Perëndimor, konfirmon sërish efektivitetin e politikave të ndërmarra gjatë vitit të shkuar në favor të nxitjes së punësimit në Shqipëri!

Raporti vlerëson gjithashtu me nota pozitive sistemin progresiv të taksimit në Shqipëri, si një sistem që nxit formalitetin në tregun e punës dhe të ardhurat neto nga puna, duke favorizuar vecanërisht nivelet e ulëta të pagave.

– Përgjatë gjysmës së dytë 2017 – gjysmës së dytë 2018, në Ballkanin Perëndimor janë krijuar 68 mijë vende të reja pune, nga të cilat më shumë se gjysma, ose 38,700 vende të reja pune janë krijuar vetëm në Shqipëri;

– Rritja e punësimit në Shqipëri prej 3.3%, është tre herë më e lartë se ajo e rajonit me 1.1%;

– Shqipëria përfaqëson vendin me rritjen më të lartë të pagave prej 6.6%, dhe me diferencë të konsiderueshme nga vendi i dytë (Maqedonia) me vetëm 1.9% rritje apo Serbia në vend të tretë me 0.9%;

– Norma e punësimit në Shqipëri në nivelin 60% është më e larta në rajon. Në të njëjtën kohë, Shqipëria ka shënuar nivelin më të lartë të punësimit të femrave me 44%, nga 40% që është mesatarja e rajonit.

– Papunësia ra në 12.4% në 2018, që përbën normën më të ulët të papunësisë në rajon.

#EgjitheVemendjaTekJu

Flash Lajme

Më të lexuarat