Përfaqesuesit e PD Edmond Spaho, Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimiri, Klevis Balliu, Albana Vokshi, Flamur Noka, Orjola Pampuri, Endri Hasa, Aldo Bumçi, Florion Mima, Luçiano Boçi, Hekuran Hoxhalli, Fatbardha Kadiu e Bardh Spahia mbështetën sonte protestën e banorëve të Unazës së Re kundër projektit korruptiv, që prish shtëpitë e tyre.

Numri i protestuesve dhe përfaqësueve të opozitës është shtuar këto dy ditët e fundit pas pranisë së shtuar të policisë, e cila po ushtron presion kundër protestuesve për ta ndalur betejen në ditën e 137 të saj.
Ish-deputeti Klevis Balliu falenderoi qytetarët e Tiranës për mbështetjen madhështore ndaj heronjve të Unazës së Re. “Sot këtu ishin mbledhur me qindra policë, tha Klevis Balliu, por kur panë qytetarët, kur panë Sovranin që ishte mbledhur këtu, u larguan sepse nuk përballen dot me fuqinë tuaj, dhe siç e treguan sot do ta tregojnë nesër përballë parlamentit. Të gjithë bashkë për t’i treguar kesaj qeverie se kush e ka fuqinë në këtë vend. i bëj thirrje gjeneralit të qeverisë së vdekur, gjeneralit të qeverisë që ka ikur, që të largojë çdo presion, çdo tentativë dhune ndaj këtyre qytetarëve. i bëj thirrje çdo qytetari, që nesër të bashkohemi të gjithë bashkë tek Parlamenti, për t’u rikthyer parlamentin që ka vjedhur Edi Rama qytetarëve, që t’i rikthejmë dinjitetin institucionit të parlamentit”.
Edhe Oriola Pampuri, në fjalën e vet para protestuesve theksoi se Edi Ramës dhe regjimit të tij po i vjen fundi. “Kur çdo diktatori i vjen fundi, mundohet të mbahet me kthetra deri në grahmat e fundit, tha Pampuri, por ne të gjithë bashkë nuk do ta lejojmë më, ne jemi të gjithë bashkë këtu për t’i thënë “largohu”. Ne duam një demokraci evropiane, në fakt një demokraci si ajo e Amerikës, prandaj jemi në rrugë sot, të gjithë bashkë, ndaj protestojmë e ndaj jemi qëndrestarë deri në fund. Ne po u tregojmë ndërkombëtarëve se jemi qytetarë, paqësorë, kemi protestuar paqësisht sa herë kemi dalë në sheshe. Ne jemi qytetarë njësoj si qytetarët në Paris a gjetkë. Sot paradite këtu në Unazën e Re ka qenë Sandër Lleshaj, i cili urdhëron helmet, urdhëron policinë të turret mbi protestuesit. Sandër Lleshaj, Afrim Qendro, Damian Gjiknuri dhe Edi Rama në krye me ta, ta kenë të qartë se ne do të qendrojmë deri në fund, nuk do të largohemi dhe fati që i pret këta është vetëm burgu” paralajmëroi ish-deputetja Oriola Pampuri.
Ish-deputeti Endri Hasa theksoi se qytetarët po protestojnë, por protestuesit e Unazës së Re ishin bërthama e qëndresës. “Ju jeni njerëzit e lirë që i japin moral këtij vendi, që u japin shembullin e moralit shqiptarëve, prandaj ju të gjithë nesër, së bashku me çdo shqiptar do bashkoheni e do shkoni tek parlamenti i krimit, që t’i themi Edi Ramës që të mos kthehet prej andej nga është degdisur, të mos kthehet këtu e të mos bëjë provë ta irritojë akoma më shumë këtë popull, këtij populi që i ka vjedhur gjithçka Ne jemi me qytetarët e lirë dhe nuk mund të pajtohemi kurrsesi me një parlament krimi, me një parlament që bën gjithçka për të vjedhur këtë popull e që u fal gjithçk oligarkëve”.

Flash Lajme

Më të lexuarat