U çel sot konferenca për mediet për ekspozitën e parë që do të mbahet këtë sezon në Galerinë Kombëtare të Arteve. “As mik as armik” është ekspozita e artistit nga Kosova Sokol Beqiri që do të çelet ditën e nesërme.

Mirëpo gjatë kësaj konference i pranishëm ishte edhe artisti Ermir Grezda, i cili kishte ardhur të përcillte në formë proteste një mesazh, për sa i përket menaxhimit të Galerisë Kombëtare nga drejtuesi aktual Erzen Shkololli, si dhe Ministria e Kulturës.

Me një pankartë ku evidentohet fakti se drejtuesi aktual i GKA-së ka përjashtuar nga ky institucion për 2019-ën artistët e Tiranës, Grezda priti jashtë galerisë duke qenë se sot nuk u lejua të vizitonte ekspozitën. Pasi siç qartëson stafi artistëve iu është dërguar ftesa për ditën e nesërme.  /Anila Dedaj/

Flash Lajme

Më të lexuarat